Chelsea – Burnley, formacionet zyrtare

“The Blues” kanë përballë një kundërshtar tejet të papërshtatshëm të cilët kanë qenë problem për skuadrat e mëdha këtë sezon, transmeton lajmi.net.

Burnley mundi Liverpoolin në Anfield, duke u bërë skuadra e parë që fiton në udhëtim tek Liverpool në tre vite e gjysmë, skuadra e Sean Dyce triumfoi me rezultatin minimal 0-1.

Chelsea në anën tjetër kërkon të arkëtojë tre pikët e para nën urdhërat e menaxherit të ri, Thomas Tuchel. Gjermani e nisi me barazim aventurën e tij me gjigantin londinez.

Chelsea qëndron në pozitën e 10-të me 30 pikë total, ndërsa Burnley mban pozitën e 15-të me 22 pikë total.

 

Formacionet zyrtare të klubeve./Lajmi.net/

 

Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Rudiger, Thiago Silva, Hudson-Odoi, Kovacic, Jorginho, Alonso, Mount, Werner, Abraham.

Burnley: Pope, Lowton, Tarkowski, Mee, Pieters, Mcneil, Westwood, Cork, Wood, Vydra.