Zejd: Talat Xhaferi favorizon VMRO-në, mundohet ta heshtë opozitën shqiptare (VIDEO)

Me të filluar seanca për pyetje deputetësh, shefi i grupit parlamentar i koalicionit “Aleanca-Alternativa”, Skender Rexhepi, Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi e quajti “zëdhënës i BDI” që kërkon të heshtë opozitën shqiptare.

“Kryetari i Kuvendit gjatë gjithë kohës po luan rolin e zëdhënësit të BDI-së duke shkaktuar bllokadë të opozitës. Kreu i Kuvendit nuk duhet të anoj, ai duhet të jetë i njëjtë për të gjitha grupet parlamenatre. Jo rastësisht e kemi informuar se kryetari i Aleancës do të shtroj pyetje dhe ai është vendosur i 5 më radhë. Unë si koordinator i partisë politike jam i 13, kjo është ofenduese, kryetar i partisë të vendoset i pesti në listë”, tha Rexhepi nga foltorja e Parlamentit.

Pas kësaj, me kërkesë të deputetit Rexhepi, Xhaferi dha një orë pushim. Por para se kjo të ndodhë, Xhaferi tha se nuk do t’i jepte pushim.

“Rregullat nuk lejojnë një orë pushim, kështu që unë nuk do t’jua jap. Lista bazohet në parimin e dy deputetëve nga opozita, një nga qeveria. Pavarësisht se cila parti është nga opozita,” u përgjigj Xhaferi.

Sidoqoftë, Rexhepi mori fjalën dhe tha se opozita shqiptare nuk do të lejonte seancën të vazhdonte dhe se sipas Rregullores së Procedurës, Xhaferi mund të bënte një pushim.

“Ju vetë e keni shpikur këtë që nuk mund të bëni pushim. Askush nuk do të vazhdojë të flasë derisa kjo të zgjidhet”, u shpreh deputeti opozitar.

Xhaferi: “Unë nuk kam asgjë për të thirrur arsye, unë jam me arsye”

Xhaferi më pas “u dorëzua” dhe dha një orë pushim. Seanca vazhdon në 13:00.