Flet politikani i moderuar serb: Lista Srpska bashkë me disa parti shqiptare po punon për të penguar 51 për qindëshin e VV-së! (Video)

Politikani i moderuar serb, Slavisha Petkoviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe (PDS) në Kosovë, në emisionin e Jeta Xharrës ka treguar se Beogradi e formoi Listën Serbe për ta dëmtuar Kosovën. Ai thotë se Lista Sprska është në koordinim me parti shqiptare në Kosovë, për të penguar Vetëvendosjen të fitojë 51 për qind të votave, respektivisht 61 deputetë, transmeton gazeta Lajm.

“Kjo ësht edhe një vullnet pse LVV duhet ti ket mbi 61 Deputet që mos të munden ta ndalin këta mashtrues.

Ai thekson faktin që na ka habitur të gjithë shqiptarëve, por nuk e kemi përmendur shumë, nga shkaku se mund të keqkuptohemi: Pse Lista Srpska nuk e ka pasur problem të bashkëpunojë me Hashim Thaçin, kurse i pengon Vetëvendosja?
“Sepse me Vetëvendosjen nuk mund të bëhen pazare”, ka sqaruar Petkoviq. Ai ka apeluar te Vetevendosja qe te pengoje vjedhjen e votave ne veri te Kosoves, qe ndodh vazhdimisht siç thotë edhe para syve të OSBE-së.