Policia ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi dje në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën vrasje e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Prelleshi”, dyshohet se afaristi Skënder Krasniqi ka vrarë të birin Albert Krasniqin dhe më pas ka njoftuar policinë për aktin.