Qeveria miratoi Planin nacional për vaksinim kundër Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut dhe e angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera kompetente ta implementojnë dhe të parashtrojnë raporte të rregullta mujore për përparimin e realizuar.




Vaksinimi në shtet do të zbatohet në tre faza në të cilat janë përfshirë kategori të ndryshme të qytetarëve. Fazat, siç sqarojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, do të jenë në pajtim me sasitë fillestare të vaksinave të kapshme dhe grupet e rrezikuara prioritare për vaksinim. Tre grupe kryesore janë prioritare, me qëllim që të sigurohet funksionim i sistemit shëndetësor, të mbrohen personat në rrezik më të madh nga sëmurja, komplikimet dhe vdekja dhe të mbahen shërbimet themelore në infrastrukturën kritike.