Dua Lipa nisi vitin 2021 në mënyrën më të mire, me pushime, shkruan lajmi.net.
Ajo tashmë ka publikuar mjaft shumë fotografi nga pushimet në Meksikë prej ku zbuloi se ishte e shoqëruar nga familja e saj dhe i dashuri, Anwar Hadid.
Së fundmi ajo ndau imazhe të reja ku shihet me bikini të kaltra teksa theksonte trupin e saj në formë perfekte.
Më pas këngëtarja shfaqi fotografi tjera ku shfaqej me miket e saja dhe motrën teksa po kalonte një kohë mjaft të mirë në shoqërinë e tyre.