Luanë të rinj dhe kangurë së shpejti në Kopshtin zoologjik të Manastirit

Kopshti zoologjik i Manastirit së shpejti do të pranojë dy luanë, kangurë dhe kafshë të tjera të egra, me të cilat do të rritet fondi i kafshëve për mbi 100 kafshë të egra që aktualisht ka institucioni komunal.

Kafshët e reja pritet të mbërrijnë nga Zvicra, njoftoi drejtori i kopshtit zoologjik të Manastirit, Marjan Nallovski.

Nga kopshti zoologjik i Manastirit informuan se temperaturat e ulëta të ajrit nuk ndikojnë në shëndetin e botës së egër që mbahet dhe ushqehet në kopsht.