Bashkohet “katërshja e pakënaqur e BDI-së”, a po bëhet gati interpelanca kundër Grubit e Osmanit? (Foto)

Janë ulur në një drekë të përbashkët Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Sadulla Duraku dhe Blerim Bexheti. Bëhet fjalë për “katërshen e pakënaqur” të BDI-së, nga përbërja e fundit e ministrave të propozuar prej BDI-së, veçanërisht nga Artan Grubi e Bujar Osmani.

Nuk dihet nëse shkak për drekën e përbashkët është pikërisht kjo pakënaqësi dhe nëse ata po diskutojnë interpelancën e paralajmëruar kundër Grubit e Osmanit.
“Takim me bashkëpartiakët” është komenti i vetëm me të cilin e ka shoqëruar një fotografi nga takimi kryetari i komunës Saraj Blerim Bexheti, të postuar në profilin e tij në facebook.