Takimi Ahmeti-Mickovski, nga VMRO-DPMNE flasin për detajet

Në takimin e fundit që ka pasur kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, temë e bisedimit ka qenë bashkëpunimi i afërt që partia shqiptare në pushtet po bën me grupin e ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, thonë në VMRO-DPMNE për “Neës23”.
Mickovski është shpreh pakënaqësinë sepse BDI përmes institucioneve që kontrollon po përkrah pretendimet e Mijallkovit që ta marë VMRO-DPMNE-në nën kontroll.
“Ne po mundohemi të largojmë strukturat antishqiptare nga radhët e VMRO-DPMNE, nuk është në rregull që BDI të ju japë përkrahje atyre strukturave në krye me Mijallkovin”, shprehen ekskluzivisht për “News23” burime në VMRO-DPMNE. Prej atje nuk tregojnë kohën e saktë kur është realizuar takimi i fundit mes Ahmetit dhe Mickovskit.
“News23” ka kërkuar qëndrim edhe prej BDI-s por ata kanë refuzuar të japin detale. Kemi takime të rregullta dhe normale me të gjitha partit politike, thonë ata.

.