Qeveria vendosi: Prej nesër restorantet punojnë deri ora 21, javën e ardhshme deri ora 23!

Nga dita e nesërme, orari i punës i restoranteve dhe kafeterive do të jetë deri në ora 21, vendosi qeveria.
“Sot në mbledhje të Qeverië, miratuam propozim që prej nesër orari i punës për lokalet të jetë deri në ora 21”, njoftoi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Siç raporton gazeta Lajm, Filipçe paralajmëroi se javën e ardhshme mund të ketë lehtësim të mëtutjeshëm të masave, respektivisht vazhdim i punës deri në ora 23, pas analizës plotësuese epidemiologjike.