Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pas zhvillimeve të fundit në SHBA.
Ai në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter ka thënë se kur demokracia në SHBA kërcënohet, atëherë e gjithë bota nuk është e sigurt.
“Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt. Njerëzit e Kosovës i kanë përcjellë me shqetësim të madh skenat trishtuese në Capitol Hill dhe ne bëjmë thirrje për transferim paqësor të pushtetit duke respektuar vullnetin e popullit amerikan, e jo dhunë nga ekstremistët e së djathtës”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/