Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa në zonat malore do të ketë periudha të diellit, ndërsa nga fundi i ditës shi i përkohshëm në pjesët jugperëndimore dhe juglindore të shtetit. Do të fryjë edhe erë mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri 8 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 8 deri 14 gradë.
Në Shkup në mëngjes do të ketë shi të përkohshëm, ndërsa pastaj gjatë ditës edhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi juglindor. Reshje të reja me shi të përkohshëm do të ketë në mbrëmje. Temperatura minimale do të ulet deri 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 10 gradë.
Në ditët në vijim moti do të jetë me reshje shiu. Reshje të reja, vende-vende më të rrëmbyeshme, do të ketë nga mbrëmja drejt së hënës, ndërsa të martën kushte për paraqitjen e shiut do të ketë në pjesët perëndimore. Nga e mërkura do të jetë pak më ftohtë dhe në këtë periudhë reshjet në zonat malore do të jenë me borë, ndërsa borë përkohësisht mundet të bjerë edhe në disa vende më të larta. Në pjesët e tjera do të ketë reshje shiu.




