Një pjesë e marihuanës nga rajoni i Vallandovës u zbulua në Haraçinë, një pjesë është në Kosovë
Ia lë hetimit, ju shihni që MPB-ja po vepron në mënyrë efikase. Një pjesë e asaj që ishte në rajonin Vallandovë-Gjevgjeli tashmë është zbuluar në zonën e Haraçinës, një pjesë është në Kosovë, shërbimet po punojnë për ta zbuluar atë deri në fund dhe për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës, deklaroi sot në konferencë për shtyp kryeministri Zoran Zaev.
Lidhur me aksionin e djeshëm policor në Krushevë, Zaev theksoi se ai ishte informuar se dukuri të tilla devijuese po ndodhin dhe se kjo është e dyta, duke rikujtuar aksionin para disa ditëve në rajonin Vallandovë-Gjevgjeli.
“Së pari apeloj, ndërsa tashmë po vepron edhe Komisioni për lëshimin e licencave për të bërë një kontroll të hollësishëm krahas asaj që po bën MPB-ja. Edhe një herë, mbështetje për të gjitha këto veprime, për parandalimin, zbulimin e të gjitha veprimeve të paligjshme në lidhje me drogën, përfshirë dhe kanabisin, i cili shkoi përtej kornizës së parashikuar ligjërisht”, tha Zaev.
Ia lë hetimit, theksoi Zaev, duke theksuar se MPB-ja po vepron në mënyrë efektive.
Lidhur me faktin se në mesin e të arrestuarve në Krushevë ishte një familjar i afërm i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, Zaev tha se kjo është hera e parë që ai dëgjon për personat e përfshirë, por që nuk ka rëndësi, sepse ata duhet të përgjigjen, pavarësisht se kush janë.
“Kështu që për mua tani atë që e përmendët janë thjesht të dhëna, informacione. Unë madje dëgjoj për herë të parë kush janë personat e përfshirë, në fakt nuk ka rëndësi se kush janë njerëzit e përfshirë. Nëse ata janë të përfshirë, ata duhet të përgjigjen pavarësisht se kush janë, si janë të lidhur, me cilët persona të rëndësishëm ose të parëndësishëm në vend”, tha Zaev.




