Pas shumë zhagitjeve, më në fund ka dal lista e përfituesve të 6000 denarëve nga pakoja e 4 ekonomike për kalimin e krizës që ka krijuar pandemia.
Nxjerja e listës u vonua shumë, megjithatë ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur se nuk do të ketë afat deri kur mund të shfrytëzohen paratë nga kjo pako.
Qytetarët vauçerët që i takojnë pakës së katërt të masave anti Covid, do t’i marrin brenda kësaj jave.
Kështu premton ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, gjatë prezantimit të punës 100 ditore të Ministrisë së Ekonomisë.
Më tej edhe njëherë theksoi se afati i përdorimit të vauçerëve prej 6.000 denarëve nuk do të jetë deri në 25 dhjetor siç fillimisht ishte menduar të jetë, por shfrytëzimi i tyre nuk do të ketë kufizim kohor.




