Lideri i ASH-së, Ziadin Sela thotë se nuk është kundër titujve që univeristet japin poklitikanëve, sikurse ai i fundit që UT i dha liderit të BDI-së, por sipas tij, ato politikan nuk duhet të veprojnë në vendin tonë.
“Ai titull Ali Ahmetit mund ti jepeshte pas pensionimit”, tha Sela dhe shtoi se ai vetë nuk do të parnonte asnjë titull të tillë nga asnjë universitet vendor derisa është në politikë.
Ditën e djeshme UT, me rastin e 26 vjetorit të themelimit, liderin e BDI, Ali Ahmeti e dekoroi me titulin “Doctor Honoris Causa”.
Kreu i integristëve mori këtë titull për siç u tha kontributin e dhënë për avancimin e çështjes kombëtare, zyrtarizimin e UT-së, lirinë e Kosovës si dhe për punën që ka bërë për integrimin evropian. Ahmeti në fjalimin e tij tha se ky çmim e motivon që të punojë edhe më shumë për ngritjen e cilësisë në arsim, që institucionet arsimore që të jetë konkurrues në sferën e dijë.