Iniciativa Qytetare “Boll më” nga Tetova ka njoftuar se prej ditës së sotme kanë hapur zyrë në Tetovë, ku do të japin mbështetje juridike për të gjithë të dëmtuarit nga kompania energjetike EVN.
“Iniciativa qytetare BOLL MË, sot bën hapjen zyrës së saj që për qëllim kryesor ka ofrimin e asistencës juridike falas, për të gjithë konsumatorët e dëmtuar nga EVN. Kemi shprehur pakënaqësinë tone me aktivitete të ndryshme, por kësaj radhe do i sfidojmë juridikisht”, kanë thënë nga iniciativa qytetare “BOLL MË”.
Zyra për mbështetje juridike është hapur tek Rruga e Butiqeve në Tetovë, ndërsa do të punojë nga ora 10 deri në orën 14 pasdite.
Maqedoni “Boll Më” ndihmë falas për qytetarët e dëmtuar: EVN-në do ta sfidojmë...