Ish-presidenti Ivanov kërkon nga Antikorrupsioni informacion për lëndët që zhvillohen për të

Ish-presidenti Gjorge Ivanov sot ka dorëzuar kërkesë me shkrim deri tek kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) Biljana Ivanovska për dorëzimin e informacionit për gjendjen, statusin e lëndëve të hapura të cilat i zhvillon KSHPK-ja për të, lëndë për nënshkrimin e dekreteve për avancimin e gjeneralëve gjatë procesit zgjedhor dhe lëndë për rritjen e gjendjes pronësore.

Për këto raste, siç u tha nga Kabineti i ish-presidentit, edhe krahas 20 muajve të fundit, asgjë nuk është ndërmarrë në përputhje me afatet e përcaktuara ligjore.

Në vazhdim është kërkesa e Ivanovit, e dërguar deri tek KSHPK-ja.

“Me këtë kërkesë, zyrtarisht po ju drejtohem për informacion për dy rastet e lartpërmendura, për të cilat gati 20 muaj nuk është ndërmarrë asgjë, në përputhje me afatet e përcaktuara ligjore.

Për lëndën numër 12-1148 / 5 ku shqyrtohet nënshkrimi i Dekreteve për avancimin e gjeneralëve gjatë procesit zgjedhor për më shumë se 12 muaj, nuk ka asnjë veprim.

Me 17.09.2019 u ngrit padi për anulimin e vendimit tuaj të PALIGJSHËM 12-1148 / 5 nga 02.05.2019.

Nga 05.11.2019 kur edhe me vendim të Gjykatës së Lartë Administrative nr.4/2019 u konfirmua aktgjykimi i Gjykatës Administrative nr. 39/2019 me të cilin u ANULUA vendimi i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit 12-1148/5 nga 02.05.2019 pas padisë së ngritur nga ana ime – lënda nuk ka asnjë zgjidhje.

“Ju ende nuk po e mbyllni lëndën, edhe pse dy gjykata sollën vendime me të cilat vendimi juaj është i paligjshëm, për çka i njëjtë u anulua, nuk ekziston.

“Kërkoj përgjigje pse nuk është vepruar gradualisht në pajtim me vendimin ligjor dhe pse lënda ende është e hapur edhe krahas asaj që të gjitha afatet e parapara me ligj janë depërtuar.

A jeni duke pritur udhëzime për veprim nga dikush, edhe pse zyrtarisht jeni informuar se është vepruar në përputhje me kompetencat e Presidentit të Republikës së Maqedonisë të përcaktuara në Kushtetutë dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë?

Gjithashtu, keni hapur një lëndë, në bazë të informacioneve të marra nga mediumet, për gjoja rritjen e statusit pronësor timin dhe të familjes time.

Të nxitur nga armiqësia juaj personale, e shprehur publikisht ndaj meje, në vend që të shihni situatën reale të theksuar në afatin ligjor, Lista anketuese dhe të gjitha ndryshimet e raportuara gjatë mandatit tim dhjetëvjeçar, si dhe Lista anketuese e paraqitur pas përfundimit të mandatit tim, ju vendosët të filloni një fushatë mediatike kundër meje dhe familjes time për arsye që i dini vetëm ju.

Në vend që të vepronit në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit dhe në përputhje me Rregulloren për punën e KSHPK qëllimi juaj i fundit dhe i vetëm ishte të shkelni nderin, dinjitetin dhe reputacionin tim.

Publikisht po ju pyes:

Pse, edhe pas gati 20 muajsh nga përfundimi i mandatit tim si president i Republikës së Maqedonisë, ju ende nuk keni një çështje përfundimtare për çështjen e pasurisë të hapur për mua dhe familjen time, edhe pse të gjitha informacionet dhe të dhënat që ishin lehtësisht të verifikueshme ju janë dhënë në kohë?

A janë të sakta informacionet, të cilat i kam jozyrtarisht, se institucionet përkatëse nga të cilat ju kërkuat të ekzaminoni gjendjen time financiare, ju kanë dërguar përgjigjet e tyre në një kohë dhe në mënyrë profesionale?

Nëse edhe krahas kësaj, ju nuk doni të sillni vendim duke shkelur të gjitha afatet e përcaktuara ligjore për arsye që i dini vetëm ju?

Dua publikisht t’ju njoftoj se një avokat i autorizuar nga ana ime, në përputhje me Ligjin për qasje të lirë tek informacioni, do të kërkojë qasje në të gjitha dokumentet në rastin e pasurisë time që ju me mjeshtëri i fshihni për të përcaktuar se si dhe si janë shkelur afatet ligjore.

Nga paaftësia jua, puna joprofesionale, e papërgjegjshme dhe në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren, ju e dëmtoni ekipin profesional të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

Pres që personalisht do t’i përgjigjeni kërkesës sime dhe jo si në të kaluarën, për të marrë përgjigjen përmes zëdhënësit të partisë, nga foltorja e partisë, i cili pa sukses u përpoq të mbronte paaftësinë tuaj për të kryer një funksion shumë të përgjegjshëm, ka thënë ish-presidenti Gjorge Ivanov drejtuar KSHPK.