Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka rezultuar pozitiv për COVID-19, ka thënë presidenca franceze.
Macron 42-vjeçar bëri një test, pasi kishte simptoma të sëmundjes dhe tani do të izolohet për shtatë ditë, tha një deklaratë Pallati Elysee.
Presidenti Macron “është ende i ngarkuar” për drejtimin e vendit dhe do të punojë në distancë, tha një zyrtar, transmeton BBC.
Franca këtë javë vendosi një orë policore gjatë natës për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ky vend ka shënuar dy milionë raste të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë, me më shumë se 59.400 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.




