Kim Kardashian mbështet Anxhelina Hadërgjonajn pas debutimit në tregun ndërkombëtar

Anxhelina Hadërgjonaj, është njëra nga këngëtaret e njohura shqiptare e cila së fundmi ka debutuar në tregun ndërkombëtar.

Pas një pauze ajo u rikthye me këngë të re e cila u realizua me shumë profesionalizëm.

“Precious” erdhi edhe me videoklip për të cilin Anxhelina ka pranuar komente shumë pozitive, e nuk ka munguar as mbështetje e yllit televiziv, Kim Kardashian.

“Duke treguar dashuri për miken më të mirë të Ariel, urime”, ka shkruar Kim në Instagram derisa publikon një pjesë të këngës.

Kujtojmë se për pak ditë “Precious” ka grumbulluar mijëra klikime në kanalin YouTube./Lajmi.net/