Ministrja Carovska për vizitë pune në Shqipëri

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se qëllimi i vizitës është që ta avancojë dhe intensifikojë bashkëpunimin tani më të vendosur në fushën e arsimit mes dy vendeve.

“Gjatë vizitës ministrja Carovska do të ketë takime individuale me ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, Evis Kushi dhe me përfaqësuesin e parlamentit të Shqipërisë Vasil Sterojvski”, informoi MASH.