Dimitrov: Të hënën e ardhshme takim i Komitetit investues kombëtar

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, kumtoi se të hënën e ardhshme do të mbahet takim i Komitetit kombëtar investues. Komiteti, siç tha, do të bëjë rishikimin e listës së vetme të projekteve dhe do të përcaktojë cilat projekte përkojnë me Planin ekonomik dhe investues.

Dimitrov e potencoi rëndësinë e Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, duke potencuar se në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë financuar 23 projekte me vlerë prej rreth 2,1 miliardë eurosh në grante dhe hua. Kjo, sipas tij, është mbështetje e rëndësishme në portofolin tonë të investimeve kapitale.

“Të hënën e ardhshme do të mbahet mbledhja e Komitetit Nacional Investues me të cilën për herë të parë do të kryesojë Kryeministri dhe do të bëhet rishikimi i listës së vetme të projekteve, kurse paralelisht do të përcaktohet cilat projekte do të korrespondojnë me Planin ekonomik dhe investues”, theksoi zëvendëskryeministri, duke i prezentuar planet e Qeverisë për zbatimin e Planit investues ekonomik.

Planin investues ekonomik e prezantoi Eurokomisari për Zgjerim, Oliver Varheji.