Në territorin e komunës së Kisella Vodës mbrëmë në orën 22:10 nga oficerët e policisë nga SPB Shkup nga liria janë privuar katër persona sepse gjatë kontrollit të automjetit të drejtuar nga njëri nga ata është gjetur marijuanë.
MPB kumtoi sot se janë arrestuar M.T. (29), B.J. (28), F.L. (21) dhe V.M. (23) të gjithë nga Shkupi, ndërsa me automjetin në të cilin u gjet dhe u konfiskua marijuana ka drejtuar B.J.
Pasi çështja është dokumentuar plotësisht, theksohet në kumtesë, do të bëhet parashtresë e duhur.