Nesër pa rrymë do të jenë disa pjesë të Shkupit

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin shpërndarës nesër pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të komunës Ilinden, komuna Karposh, komuna Kisella Vodë dhe komuna Qendër.

Në komunën Karposh në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 12 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Pançe Peshev” nr.1, 3, 5, 7 dhe 9, ndërsa shfrytëzuesit e rrugës “Skupi” 5A do të jenë pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Shfrytëzuesit e komunës Ilinden do të jenë pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 11:00, nga fshati Haraçinë rruga 10, rruga 6 dhe rruga 1, një pjesë rrugës “Metodija Andonov Çento” dhe një pjesë e lagjes Ilinden JCS Shped.

Në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e komunës Kisella Vodë, gjegjësisht një pjesë e rrugëve “Ivan Kozarov”, “Dositej Obradoviq”, “Bote Bocevski”, rr.368, rr.553, “Viktor Hygo”, “Marko Cepenkov”, rr.”Emil Zola” dhe një pjesë e rr.”Kiro Kërstevski”.

Shfrytëzuesit e fshatit Bërnjac në komunën e Gazi Babës do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 09:00 deri në orën 13:00.

Nga ora 09:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Kole Nedellkovski” nr.9,11, 12, 13, 14, 14а, 16, bulevardi “Ilinden” 57, 59, 61, 63, 65, 67, 68, 70, rruga “8 Marsi” nr. 8, 8а, 10, 11, 13,18, 20, rruga “Orce Nikollov” nr.87, 89, 91, 98, 104, 106, në komunën Qendër.