Dhjetë ditë pas shpalljes së gjendjes së krizës në vend, tek sot janë dakorduar të takohen grupet e punës të Ministrive për Transport dhe Lidhje, të Shëndetësisë, por edhe të disa komunave. Ata duhet të bisedojnë lidhur me lejet e ndërtimit për ndërtim të qendrave Covid dhe të spitaleve. Në Ministrinë e Tranportit është formuar një grup pune, i cili punon në zgjidhjen, me të cilën të gjitha aktivitetet e këtij resori do të jenë të liruara nga puna të dielën dhe me çka do t’i përgjigjen kërkesës së Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, e cila është bartëse e projektit për të dielën jo-pune.
Ministri Bllagoj Boçvarski në konferencën e sotme deklaroi se pret që së shpejti të ketë informacione të reja të cilat janë me rëndësi për çështjen e lejeve. Është me rëndësi siç tha, që Kuvendi t’i sjellë ndryshimet në Ligjin për Ndërtim, me çka i lehtësojnë të gjitha procedurat për vendosje të qendrave për Covid dhe spitaleve. Ministrisë së Shëndetësisë, siç shprehet ai i kanë dhënë mundësi, që sa më shpejtë të punoj dhe t’i vendos këta qendra në mënyrë që siç shtoi, të mbrohet shëndeti i qytetarëve.
Bllagoj Boçvarski, ministër pa resor
“Kemi formuar grup të punës që të sillet zgjidhja më e mirë, por as nuk mundemi, as nuk duam vetë ta sjellim këtë vendim. Do t’i bëjmë të gjitha konsultimet me odat, shërbimet zyrtare, me të gjitha palët e tanguara që bëjnë pjesë në sektorin e Transportit dhe Lidhjeve, me qëllim që të sjellim vendim i cili do të jetë në dobi të qytetarëve dhe sektorit të biznesit dhe përmes kësaj të mos shkaktojmë ndonjë pasoj lidhur me funksionimin e sektorit të biznesit”.
Ministri Boçvarski më tej shtoi se janë transparent dhe se do të bisedojmë edhe për atë që është më e favorshme dhe më e pranueshme edhe për Ministrinë edhe për ato që punojnë në terren. Për të gjitha vendimet ministri premtoi se opinion do të jetë i informuar.