Shumë diplomatë të huaj nga vendet anëtare të BE-së për MIA-n konfirmuar se Maqedonia e Veriut pothuaj se sigurt do të bllokohet nga ana e Bullgarisë në këshillin e ardhshëm të ministrave të Unionit, në të cilin duhej që përfundimisht të miratohej korniza negociuese, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel u takuan sot që t’i shqyrtojnë konkluzionet të cilat duhet të miratohen më 8 dhjetor nga ana e ministrave për Punë Evropiane.
Nga konkluzionet është mënjanuar opsioni për përfshirjen e datës për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të vetos së Sofjes për Shkupin, datat do të përfshihen në vetë kornizat negociuese kur ato të miratohen, sqarojnë diplomacitë e vendeve anëtare të BE-së.
“Duke pasur parasysh situatën mund të them se nuk ka shumë shpresë për konferencë ndërqeveritare dhe fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut këtë vit për shkak të vetos së Bullgarisë”, tha për MIA-n një diplomat i një vendi perëndimor anëtar i BE-së.
Bullgaria në takimin e sotëm të ambasadorëve ka përsëritur se nuk do të japë dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut në takimin e ardhshëm të ministrave më 8 dhjetor.
Për Shqipërinë situata është e paqartë, thonë nga Këshilli, për shkak të asaj se vendit që në konkluzionet e mëparshme të ministrave i ishin dhënë kushte plotësuese. Megjithatë një numër i caktuar i vendeve anëtare vlerësojnë se duhet “vendim më i fuqishëm për Shqipërinë”, por e pasigurt është se a do të fillojë Tirana me bisedime këtë vit”, thonë diplomatët.
Vendet e BE-së të cilat konsiderohen si mbështetëse të zgjerimit, megjithatë vlerësojnë se konkluzionet e fundit duhet të jenë më specifike madje edhe nëse nuk përfshihet asnjë datë.
“Konsultimet vazhdojnë në këtë temë”, thonë nga Këshilli i BE-së.
Ambasadorët duhet përsëri të takohen të mërkurën.