Pas përgatitjeve disamujore, së shpejti pritet të fillojë me punë Instituti për politika publike që do të mbajë emrin e Arben Xhaferit. Paralajmërimin e ka bë intelektuali dhe aktivisti politik shqiptar në Bruksel, Arben Fetai, raporton gazeta Lajm.
“Pas një pune disamujore me shumë miq, gati të fillojë së vepruari Instituti për politika publike Arbën Xhaferi si think tank i pavarur që synon të kontribuojë në ngritjen e debatit publik dhe llogaridhënies në vend, veçanërisht në mesin e aktorëve politik shqiptarë”, deklaroi Fetai për Lajm.
Maqedoni Së shpejti fillon të veprojë Instituti politik “Arben Xhaferi”






