9 vjet pa Arbër Xhaferin, Ziadin Sela ka një dedikim emocional

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka përkujtuar nëntë vjetorin pa Arbër Xhaferin. Ja porosia e tij:

Një nga shprehjet e Arbër Xhaferit është: “Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen të konsumojnë atë që kanë siguruar heronjtë”. Kur disa njerëz që ne duam dhe respektojmë papritur i humbim atëherë ata bëhen një kujtim i bukur, kurse kujtesa e tij bëhet një thesar! Arbër Xhaferi ishte një model për të gjithë, ishte një fitues në jetë! Të humbasësh dikë që të ka dhënë frymëzim do të thotë të ndryshosh jetën tënde përgjithmonë! Mbi të gjitha këshillat e tij i kemi me vete gjithmonë, në çdo cep të jetës. Vdekja për njerëz si Arbër Xhaferi është vetëm humbje fizike, sepse shpirtërisht ai është me ne mes veprave dhe mendësisë që la pas! Përgjithmonë në zemrat tona dhe mendjet tona! Kujtimet për ju kryetar do të jetojnë me ne përgjithmonë!

Nëntë vite më parë në moshën 64 vjeçare u nda nga jeta themeluesi dhe kreu i PDSH-së, Arbër Xhaferi. (INA)