9 shtetase të huaja arrestohen në Dobërdoll të Gostivarit

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë arrestuar 9 shtetase të Kolumbisë në Dobërdoll të Gostivarit, përcjell TV21. Sipas Policisë, të njëjtat kishin keqpërdorur lejen e qëndrimit.

“Më 25.11.2025, në orën 01:30, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nga punonjësit policorë të DPB-Gostivar, në një objekt hotelerie në fshatin Dobërdoll, rajoni i Gostivarit, janë hasur 13 gra, prej të cilave nëntë shtetase kolumbiane dhe katër shtetase të Maqedonisë. Për shkak të keqpërdorimit të vizës turistike, shtetaset e huaja P.C.D.M. (32), D.J.J.R. (28), H.M.M.L. (23), O.K.E. (34), Z.M.A.M. (24), H.B.K.V. (20), J.N.V. (26), L.S.J.R. (26) dhe P.M.M.M. (32), të gjitha nga Kolumbia, u arrestuan. Kundër tyre janë ngritur kallëzime dhe nga Gjykata Themelore e Gostivarit u caktua masa ndalimi i hyrjes në RMV për një vit dhe gjobë monetare”, thonë nga MPB.