82 Akademikë dhe Shkencëtarë Shqiptarë në Diasporë përkrahje Protestave Qytetare në Shqipëri

Një grup i madh prej dhjetëra elitash intelektuale, profesorësh dhe studiuesish shqiptarë nga universitetet dhe institucionet më të rëndësishme globale, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët publike ku rreshtohen krah qytetarëve protestues në Shqipëri, përcjell INA.

Në deklaratën e tyre, akademikët shprehin solidaritet të plotë me kërkesat legjitime për një Shqipëri të re, të qeverisur me përgjegjshmëri, transparencë dhe drejtësi.

Ata lëshojnë alarmin se arsimi, shkenca dhe inovacioni në vend po lëngojnë nga nënfinancimi kronik, mungesa e meritokracisë dhe politizimi, gjë që po detyron largimin masiv të trurit dhe të rinjve të kualifikuar.

“E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet pa dije. Një vend që nuk vlerëson arsimin, shkencën, inovacionin dhe kapitalin e vet njerëzor, dobëson vetveten.” — thuhet në qëndrimin e tyre të prerë.

Kjo deklaratë historike mbështetet dhe nënshkruhet nga 82 akademikë dhe kërkues shkencorë shqiptarë të diasporës:
1. Prof. Dr. Adnan Kastrati, Gjermani
2. Prof. Assist. Dr. Adriana Sejfia, Britani
3. Dr. Agon Memedi, Gjermani
4. Dr. Aksel Seitllari, ShBA
5. Dr. Alban Kita, Zvicër
6. Dr. Alban Kuriqi, Portugali
7. Dr. Albana Roçi, Norvegji
8. Dr. Albin Ahmeti, Austri
9. Prof. Dr. Aldeida Alti, Australi
10. Dr. Aldi Pupuleku, Spanjë
11. Dr. Aledia Bilali, Gjermani
12. Dr. c. Alessio Lukaj, Zvicër
13. Dr. c. Ambra Hyskaj, Hungari
14. Dr. c. Ana Haxhiu Gjeci, Zvicër
15. Dr. c. Andi Nika, Gjermani
16. Dr. Andi Rroku, Gjermani
17. Dr. c. Andrea Dervisha, Finlandë
18. Prof. Assoc. Dr. Anila Mjeda, Irlandë
19. Dr. Anila Nauni, Norvegji
20. Dr. Anisa Halimi, Irlandë
21. Dr. Arbër Qoku, Gjermani
22. Dr. Arbër Zela, Zvicër
23. Dr. Arlind Kadra, Gjermani
24. Dr. Armand Kapaj, Zvicër
25. Dr. c. Arta Sinamati, Luksemburg
26. Dr. Besmira Dyca, Holandë
27. Dr. Bledar Kalemi, Itali
28. Dr. c. Blerina Aliraj, Gjermani
29. Dr. Brunilda Dhamo, Holandë
30. Dr. Bukurie Ozuni, Itali
31. Dr. c. Butrint Avdijaj, Belgjikë
32. Dr. Denisa Baci, Itali
33. Dr. Dionis Hasanaj, Francë
34. Prof. Assoc. Dr. Dorina Pojani, Australi
35. Prof. Assist. Dr. Edlira Dushku, Danimarkë
36. Dr. Elida Sina, Gjermani
37. Dr. rer. nat. Elima Shehu, Gjermani
38. Dr. c. Elio Nushi, Finlandë
39. Dr. c. Elio Skënderaj, Austri
40. Dr. c. Eltjana Shkreli, Itali
41. Prof. Assoc. Dr. Elvin Isufi, Holandë
42. Dr. Emiljano Kaziaj, Belgjikë
43. Prof. Assoc. Dr. Enea Mustafaraj, Kuvajt
44. Dr. Enes Veliu, Portugali
45. Dr. Enisa Shevroja, Zvicër
46. Prof. Assoc. Dr. Enkelejda Havari, Francë
47. Dr. c. Enso Ndreko, Francë
48. Dr. Eralda Asllanaj, Holandë
49. Dr. rer. med. Erand Llanaj, Gjermani
50. Dr. Eriomina Shahaj, Britani
51. Dr. Erion Çano, Gjermani
52. Dr. Eriona Heta, Gjermani
53. Dr. Ernil Sabaj, Britani
54. Dr. c. Ervin Dervishaj, Danimarkë
55. Dr. Eugen Ruzi, ShBA
56. Dr. c. Fabiano Llanaj, Hungari
57. Dr. rer. nat. Fatbardh Veseli, Gjermani
58. Dr. Fatlind Malsiu, Zvicër
59. Dr. rer. nat. Gentian Zavalani, Gjermani
60. Prof. Dr. Gentian Zyberi, Norvegji
61. Dr. c. Gesjana Halili, Itali
62. Dr. c. Giola Cami, Hungari
63. Prof. Assoc. Dr. Gramoz Goranci, Austri
64. Dr. Helga Dizdari-Hostettler, Zvicër
65. Dr. c. Igli Bisha, Danimarkë
66. Dr. Ilda Tole, Britani
67. Dr. Irena Roçi, Zvicër
68. Dr. c. Irisa Sevdari, Danimarkë
69. Dr. Jakup Ratkoceri, Holandë
70. Dr. Jana Nano, Gjermani
71. Dr. c. Jeta Lica, Itali
72. Prof. Dr. Josif Grabocka, Gjermani
73. Prof. Dr. Jürgen Cito, Austri
74. Dr. Kaltrina Maloku, Francë
75. Prof. Assist. Klarita Lagji, Francë
76. Dr. Kostina Prifti, Holandë
77. Dr. Kristian Sevdari, Danimarkë
78. Dr. Kristjon Ciko, Norvegji
79. Dr. Ksenja Llazar, ShBA
80. Prof. Assist. Dr. Lavdim Halilaj, Gjermani
81. Dr. Lefter Daku, ShBA
82. Dr. Livia Tepshi, Gjermani