8 nëntor 1462, dokumenti i parë në gjuhën shqipe

Shkruan: Dardan Emini

Periudha e shekujve të mesjetës në rrafshin e zhvillimit të jetës kulturore në Arbëri, marrë parasysh gjithnjë rrethanat nën sundim nga pushtetet lindore bizantin, bullgar dhe serb, nuk u lejua të shfaqej e të zhvillohej natyrshëm.

Kontaktet e para të arbërve me vendet e Evropës perëndimore u shfaqën në qytetet bregdetare me fytyrën gjeografikisht të kthyer drejt Perëndimit, janë marrëdhëniet e shkëmbimet tregëtare që krijuan zhvillime të ndërsjellat ndërmjet vendeve, ndërkaq dioqezat kishtare e peshkopatat te Shqipërisë, që në shekujt mbartnin rolin e zhvillimit te dimensionit religjioz e kulturor, paraqesin rendësin e veçantë në jetën intelektuale gjatë mesjetës, zhvillimi i besimit të krishterë kontaktet me botën perëndimore kërkonin nevojën latente të shkrimit shqip.

Si rrjedhim gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, gjegjësisht gjatë viteve të pushtetit të Skënderbeut, jeta kulturore, refleksive nuk u zhvillua më tej por bëri hapa prapa, rruga e zhvillimit kulturor shqiptar drejt Perëndimit u ndërpre si pasojë e pushtimit osman, nga dëmet materiale të trashëgimisë kulturore, të shkaktuara nga inkursionet e shpeshta shkatërrimtare, të cilat shkaktuan largimin e popullsisë, e cila migroi jashtë Shqipërisë në mënyrë të veçanta të shtresave të kulturuara të vendit. (K. Frashëri: Skënderbeu. Jeta dhe Vepra, fq. 396)
Intelektualët e pakët që njihen nga kjo periudhë, janë bashkëpunëtoret e Skënderbeut:

Pal Engjëlli, Gjergj Pellini, Pal Gazulli e pak tjerë të cilët përveçse ishin formuar jashtë Shqipërisë, ishin të pakët.
Historiografia shqiptare e ka shënuar emrin e Pal Engjëllit për ndikimin dhe suksesin e tij ne shkallë ndërkombëtare, në rrafshin e diplomacisë duke qenë bashkëpunëtori i ngushtë i Skënderbeut në harkun e gjatë kohor të udhëheqjes së tij, njëkohësisht edhe si autorin e dokumentit më të hershëm të shkrimit shqip.

Ky peshkop ishte epirot nga qyteti i Drishtit, bir i Andrea Engjëllit, burr i pajisur me mendje shumë të lartë dhe me zotësi të rrallë në të folur, me dituri si askush, dhe i vaditur me letërsinë e shenjtë dhe humane, si greke e latine, sidomos i shquar për rreptësi në jetë dhe në zakone, i flaktë për fenë e krishterë, burrë që Skënderbeu e mbante mbi krye për maturinë, kulturën dhe pastërtinë e jetës, që e respektonin dhe e dëgjonin si ndonjë orakull gjithë epirotët dhe arbërit. (M. Barleti: Historia e Skënderbeut, fq. 479)
Dokumentet historike shënojnë datën e 8 nëntorit 1462, mbajtjen e Kuvendit kishtar në Manastirin e Trinës së Shenjt të Matit, organizuar nga Pal Engjëlli, në të cilën morën pjesë peshkopë të të gjithë manastireve dhe kishave, njëkohësisht aty u pasqyrua degradimi i jetës kishtare nëpër dioqezat e Arbërisë që kishte shkaktuar invazioni osman.

Ndërsa papati përgatitej për kryqëzatë, ku edhe arbërit po parashihej të përfshiheshin si element kyq, Pal Engjelli shtronte terrenin politik e shpirtëror në Arbëri, ku “nën zotin e përndritur Skënderbe dinjiteti kishtar po gëzon liri dhe mbrojtje”. (V. Kule: Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kryqtari i Fundit, fq. 401)

Nga Kuvendi i mbajtur doli dokumenti i njohur si “Kodeksi i Pal Engjëllit” prej 37 fletësh pergameni, i zbuluar nga historiani rumun N. Jorga në vitin 1915.

Në Kodeksin e Pal Engjëllit përfshihet “Sakramenti i Pagësimit” ose i njohur si “Formula e Pagëzimit”, shkruar në shqip me germa latine në të folurën veriore.

Kryepeshkopin e shqetësonin rastet kur, për mungesë të priftërinjve, fëmijët të vdisnin pa u pagëzuar. Për të mënjanuar këto raste ai lejonte që “Sakramenti i Pagëzimit” në raste kur nuk e njihte latinishten, ta shqiptonte në gjuhën shqipe:

V’NTE PAGHESONT PRMENIT ATIT ET BIRIT ET SPERTIT SENIT
(Unë të pagëzoj në emër të Atit të birit dhe të shpirtit të shenjt.)

Arbërit me theksimin e kësaj fjalie pagëzoheshin ne gjuhën e tyre, me te cilën synohej, si në udhëheqjen politike te Skënderbeut, edhe në fushën e ushtrimit të riteve kishtare nga Pal Engjëlli si kryepeshkop, të shtrihej udhëheqja në territorin që ish krijuar mbretëria e përqendruar.

Shikuar në dimensionin gjuhësor, shfaqja e Kodeksit te Pal Engjëllit me “Sakramentin e Pagëzimit”, paraqet rëndësi monumentale, historike të gjithanshme, pasi dëshmohet se shqipja paraqitet gjuhë e dalluar, e njëkohësisht edhe populli arbëror nga popujt tjerë, në të cilën periudha e ndritur e Skënderbeut po tregon se lindnin filizat e lëvrimit të gjuhës shqipe, të zhvillimit të letërsisë shqiptare, e të emancipimit të liturgjisë kishtare në gjuhën shqipe, ku zhvillimi i mëtejshëm i këtij emancipimi kulturor, shqiptar u pengua duke e vonuar për disa shekuj invazioni osman.