8 Marsi, marshojnë gratë dhe vajzat në Shkup

Sot është 8 marsi dita e gruas. Nën sloganin “A do të mbijetoj”, Platforma për barazi gjinore në ora 18:00 nisi marshin protestues duke ngritur zërin për padrejtësitë që i bëhen grave dhe vajzave në çdo fushë të shoqërisë. Nga kjo organizatë thonë se gratë ende diskriminohen në çdo aspekt, prandaj edhe kërkojnë më shumë të drejta. Marshi nisi te sheshi “Filipi i Dytë” për te përfunduar te parku gruaja luftëtare.