Ministria e shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë realizuar 2562 teste, ndërsa janë regjistruar 758 raste të reja të infektuar me Kovid-19.
26 persona kanë humbur jetën si pasoj e virusit, ndërsa sipas Institutit për shëndet publik 944 pacientë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 79190, numri i të shëruarve 56099, i të vdekurve 2340, ndërsa raste aktive janë 20751.




