“Vota” e Jahoskit, vazhdon heshtja në Prokurori

Prokuroria Publike vazhdon heshtjen nëse mbi bazën e video incizimit të publikuar në opinion, prokurori publik do të merr masa për hetimin e deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski i cili gjatë votimit për kryetar komune në Pllasnicë, shpalosi fletëvotimi. Televizioni Alsat drejtoi pyetje në organin e akuzës, duke pyetur pse Prokuroria nuk vepron në bazë të nenit 272 të Ligjit të procedurës penale, dispozita të cilat këto i japin të drejtë këtij organi të ndjek penalisht mbi bazën e kallëzimit penal, apo denoncimit publik. Heshtja vazhdon edhe në MPB, ndërsa në KSHZ nuk kishte ankesa për votimin në Pllasnicë. Në rast se vërtetohet vepra ndaj Jahoskit për shkelje të sekretit të votës, deputeti nga radhët e BDI-së rrezikon të paktën 3 vite burg.

ALSAT