73 cm shtresa e borës në “Kodër të Diellit”

Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm është matur në Kodër të Diellit, me -1°C, ku lartësi e shtresës së dëborës ka arritur në 72 cm. Siç njofton Drejtoria për Punë Hidrometerologjike, temperaturat e mëngjesit janë: 1°C në Mavrovë, 2°C në Krushevë dhe Lazaropole, 4°C në Pretor, 5°C në Ohër dhe Berovë, 6°C në Kriva Pallankë, Manastir dhe Prilep, 7°C në Tetovë, 8°C në Shkup – Petrovec, Shkup – Zajçev Rid, Kumanovë, Veles, Shtip, Vinicë, Kavadar dhe Strumicë, ndërsa 9°C në Gjevgjeli.

Gjatë 24 orëve të fundit, reshjet më të mëdha të shiut (40 litra për metër katror) janë regjistruar në Mavrovë, 35 l/m2 në Kodër të Diellit, 17 në Manastir, 13 në Krushevë, 8 litra në Demir Kapi, Gjevgjeli dhe Pozharan, 7 në Shkup – Petrovec, Shkup – Zajçev Rid dhe Lazaropole, 6 në Pretor dhe Pozhar-Radovish, 5 litra në Kriva Pallankë, Tetovë dhe Prilep, 4 në Kumanovë, Veles dhe Kavadar, 2 në Vinicë dhe Strumicë, si dhe 1 litër për metër katror në Shtip, Gjurishtë dhe Topolçan.

Sipas parashikimit të DPHM, moti sot do të jetë i vranët me reshje të herëpashershme shiu, në disa vende më të dendura (mbi 30 litra për metër katror). Në zonat më të larta reshjet do të jenë shi dhe borë, ndërsa në male vetëm borë.

Të premten dhe të shtunën moti do të jetë pjesërisht i vranët, me kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Të shtunën do të fryjë erë e përforcuar, herë pas here më e fuqishme, e cila në disa vende do të arrijë mbi 70 km/h.

Nga e diela pritet një periudhë me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë.

Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë nga 7 deri në 12°C.

Në Shkup, moti do të jetë i vranët me reshje të përkohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here më e përforcuar nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë rreth 10°C.