72 shkelje për mos-mbajtje të maskës në rajonin e Pollogut

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, për periudhën (26.07./27.07) për mos mbajtje të maskave mbrojtëse, gjithsej për 72 persona janë përgatitur urdhra për kundërvajtje. Gjatë kësaj periudhe, 18 për persona janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, dhe janë kryer kontrolle ndaj 793 personave, por nuk janë konstatuar parregullsi në lidhje me respektimin e vendimeve, ndërsa në bashkëpunim me Inspektimin Shtetrorë të Tregut, është kryer kontrolli në 16 objekte hotelierike në zonën e Gostivarit dhe nuk janë konstatuar parregullsi në lidhje me respektimin e rregullave dhe urdhrave nga vendimet dhe protokollet e qeverisë.