Vetëm 7 vjeç, por me një arritje që zakonisht u rekomandohet nxënësve shumë më të mëdhenj në moshë. Lekë Jaha, nxënës i klasës së parë në “Finnish School of Kosovo”, ka përfunduar me sukses programin prestigjioz “HarvardX CS50’s Introduction to Programming with Scratch”, duke kaluar me sukses të nëntë projektet e kursit sipas standardeve të vlerësimit të programit.
Suksesi i Lekës merr peshë edhe më të madhe duke pasur parasysh se kursi rekomandohet për pjesëmarrës të moshës 12 vjeç e lart, ndërsa ai e përfundoi atë në moshën vetëm 7-vjeçare.
Me këtë arritje të jashtëzakonshme, Leka renditet ndër pjesëmarrësit më të rinj që kanë përfunduar këtë program, duke dëshmuar talent të veçantë, përkushtim dhe interes të hershëm për teknologjinë dhe programimin.(INA)



