7 shoferë privohen nga liria, drejtuan automjetin pa patentë shoferi

Gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë në mbarë territorin e vendit privuan nga liria shtatë shoferë për shkak se drejtuan automjet pa poseduar patentë shoferi. Prej tyre dy në Shkup dhe nga një në Gjevgjeli, Bogdanc, Gostivar, Tetovë dhe Manastir. Shoferi në Gostivar është i mitur, si dhe një nga shoferët në Shkup, i cili drejtonte motoçikletë. Personat u ndaluan në stacion policor, dhe me udhëzime të prokurorit publik, automjetet u sekuestruan dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.