7580 nxënës të shkollave të mesme do të garojnë me 85 shtete të tjera në botë në kuadër të testimit PISA i cili përfshin më shumë shkathtësi, gjuhësore, nga matematika, shkencat natyrore. Për herë të parë këtë vit do të notohet edhe kreativiteti i nxënësve. Rezultatet do të publikohen në fund të 2023.
“Kjo do të thotë se nuk matim se sa arrijnë të demonstrojnë nga përmbajtjet mësimore, por dituri dhe shkathtësi që i kanë mësuar gjatë procesit mësimor të arsimit fillor dhe të mesëm“, tha Elizabeta Naumovska, drejtoresha e Qendrës Shtetërore për Testim.
Природни капки кои луѓето ги користат за лекување на дијабетес?
“Rezultatet do të tregojnë se sa nxënësit janë të gatshëm për ballafaqim me situata reale nga jeta duke e zbatuar diturinë pas mbarimit të shkollës, kjo do të jetë shumë e rëndësishme për ne, sidomos në këtë periudhë kur i zbatojmë reformat më të mëdha deri më tani në vendin tonë“, pohoi Jeton Shaqiri, ministër i MASh.






