Organizata ndërkombëtare “Reporterë pa Kufij” njoftoi se gjatë vitit të kaluar 67 gazetarë kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës, më së shumti në Rripin e Gazës dhe Meksikë. Organizata paralajmëron se sulmet ndaj gazetarëve janë goditje ndaj së drejtës për informim të lirë dhe ndaj demokracisë. Në të njëjtën kohë, 503 gazetarë mbahen në burgje në mbarë botën, më së shumti në Kinë, Rusi dhe Mianmar. “Reporterë pa Kufij” evidenton edhe 135 punonjës mediatikë të zhdukur, disa prej të cilëve të zhdukur për më shumë se tre dekada. Organizata u bën thirrje qeverive të ndërmarrin masa konkrete për mbrojtjen e tyre.
Rajon-Botë 67 gazetarë kanë humbur jetën këtë vit! “Reporterë pa Kufij” me alarm...




