6.000 den për qytetarët me llogari të bllokuar pas ndryshimeve ligjore

Paratë nga ndihma financiare e njëhershme prej 6.000 denarëve për kategoritë e prekshme të qytetarëve, të cilët nuk ishin paguar për shkak të llogarive të bllokuara dhe të dhënave të paazhurnuara deri më 25 dhjetor të vitit 2020 do të paguhen pasi Kuvendi do të prononcohet për ndryshimin ligjor. Këtë e konfirmojnë për MIA-n nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Qeveria dorëzoi në Kuvend ndryshim të Ligjit për mbështetje financiare të kategorive vulnerable të qytetarëve, me çka vazhdohet afati për azhurnimin e të dhënave në bankat ku kanë llogari deri më 31 mars të vitit 2021. Ndryshimi ligjor i përfshin edhe qytetarët me llogari të bllokuara, të cilëve nuk u janë bërë pagesat. Pritjet ishin që procesi do të përfundojë muajin e kaluar”, shpjegojnë nga Qeveria.

Me ndryshimet do t’u mundësohet rreth 22 mijë qytetarë, të cilët nuk arritën t’i azhurnojnë të dhënat në llogaritë bankare ta bëjnë këtë brenda një periudhe të caktuar në mënyrë që të mund ta paguajnë ndihmën prej 6.000 denarëve. Nga Qeveria shtojnë se paratë do t’i marrin edhe 2.132 qytetarëve, ankesat e të cilëve janë pranuar.

Kjo masë ishte pjesë e pakos së katërt qeveritare të masave antikrizë./TV21