Pamje nga xhirimet e edicionit festiv të ‘Kafeneja Jonë’

‘Kafeneja Jonë’ po rikthehet në ekranin e televizionit T7 me një edicion special për festat e fundvitit.

Seriali shumë i dashur dhe i shikuar nga Kosova, “Kafeneja Jonë” po bëjë gati një edicion shumë special në rikthimin e tyre në ekran televiziv.

Për festat e fundvitit, saktësisht më 31 dhjetor, seriali do të rikthehet për të sjellë skeçe të reja me plot humor në ekranet e televizionit T7.

Ata tashmë janë duke punuar intenzivisht për këtë projekt dhe kanë ndarë me fansat disa fotografi nga xhirimet.

Thuajse të gjithë aktorët kryesorë do të jenë pjesë e serialit, gjithashtu me disa personazhe të reja që do të prezantohen.

Përveç në T7, “Kafeneja Jonë” do të shfaqet edhe në Gjirafa.