55 të vdekur e mbi 270 të zhdukur nga zjarri në ndërtesat në Hong Kong

Të paktën 55 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i madh që përfshiu apartamente banimi publik në lagjen Tai Po të Hong Kongut.

Ndërkohë, më shumë se 270 persona ende nuk janë gjetur.Tre drejtues të kompanive të ndërtimit janë arrestuar me dyshimin për vrasje të paqëllimshme të lidhur me materiale të ndezshme, duke përfshirë rrjetë dhe fletë plastike, të cilat mund të kenë lejuar që zjarri të përhapej me shpejtësi.

Pas 18 orësh, zyrtarët kanë thënë se zjarri është nën kontroll. Është klasifikuar si zjarr i nivelit pesë, niveli më serioz në Hong Kong.