53-vjeçarja humb jetën nga zjarri në një shtëpi në Malishevë

Një grua rreth moshës 53 vjeçare ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka kapluar një shtëpi në fshatin Goriq të Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka thënë për KOHËN se viktima ka qenë e palëvizshme.

Ai ka shtuar se 53-vjeçarja ka jetuar vetëm me babanë, i cili nuk ka arritur ta largojë nga shtëpia.

“Një shtëpi në fshatin Goriq të Malishevës është përfshirë nga flakët, ku për pasojë ka mbetur pa shenja jete një grua rreth moshës 53 vjeçare e cila ka qenë duke jetuar vetëm me babanë dhe ka qenë e palëvizshme. Ende nuk dihen rrethanat e zjarrit dhe policia është duke u marrë me rastin”, ka thënë Graishta.