526 raste, 830 të shëruar dhe 14 viktima nga virusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 3.632 testime, ndërsa janë bërë 526 raste të reja me Covid-19.

Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 830 pacientë të shëruar.

Ndërkohë si pasojë e infektimit me Covid-19 jetën e kanë humbur 14 persona.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tash janë bërë 1.265.512 testime në të gjithë vendin. /SHENJA/