525 pensionistë nga komuna e Butelit do të marrin ndihmë financiare prej 2,000 denarëve

Kreu i komunës së Butelit, Darko Kostovski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka njoftuar se 525 pensionistë në komunën e Butelit do të marri ndihmë financiare prej 2,000 denarëve.

“525 pensionistë do të marrin ndihmë financiare të njëhershme. Sot kam nënshkruar vendimin për pagesën e ndihmës financiare të njëhershme dhe mbështetjes për pensionistët. 525 pensionistë nga komuna e Butelit do të marrin ndihmë financiare në shumën prej 2.000 denarësh. Mbështetja financiare do të thotë më shumë siguri dhe dinjitet për qytetarët tanë më të moshuar. Këto mjete do t’u ndihmojnë shumë vetave për të përballuar shpenzimet e përditshme”, shkruan mes tjerash Kostovski.