50-vjet Gjuhë Standarde Shqipe!

Shkruan: Medai Shaholli
Këtë nëntor gjuha shqipe shënon 50-vjetorin e njësimit të saj. Por veç arritjeve së fundmi ka edhe kontestime në rrafshin gjuhësor, ku në vend të rreshtimit të intelektualëve të mbarë kombit në mbështetje të ruajtjes dhe mbrojtjes së gjuhës standare shqipe, qarqe të caktuara antistandard po bëjnë përpjekje të pafundme për ta përdhosur standardin vetëm pse nuk i pëlqen njëfarë bande titistësh në Kosovë e më gjerë, ‘guha e Shipnis’ si arritje kulturore dhe gjuhësore mbarë kombëtare.
Prej më shumë se dy dekada argatët e Beogradit në Kosovë janë hedhur në kundërsulm ndaj standardit të gjuhës shqipe, duke propaganduar përmes TV të tyre se ‘kosovarët tashmë e kanë guhën e tyne gegnisht’, pasi me standardin e arritur gjasme qenka shkelur dhe dhunuar gegërishtja nga kongresi i 72, në të cilën prezenca e ‘diktatorit’ Enver Hoxha, ka bërë që dialekti i tij të merrej për bazë dhe si të tillë lukunia e ‘zagarëve’ argatë të Beogradit po kontestojnë në bllok pa asnjë argument shkencor. Dy janë arsyet që i shtyjnë këta spurdhjakë intelektualë mediokër që të hedhin baltë mbi standardin e shqipes : – E para është se ajo vjen nga Beogradi si një fushatë e kurdisur antishqiptare për kalanë e ngritur të njësimit të gjuhës shqipe dhe jo keqardhja për lënien jashtë të paskajores të cilën e kanë pretekst për t’i fryrë zjarrit të përçarjes. – E dyta mendoj unë, të vetëdijshëm se me prishjen e standardit të shqipes arrihet qëllimi për konflikt brenda Shqipërisë londineze dhe përçarja në toskë dhe gegë.
Kurse në Kosovë tashmë ka filluar bastardhimi i standardit dhe përdorimi i gegërishtes në TV dhe në mediat elektronike si një përgjigje dhe kundërvënie kundër standardit! Këtyre argumenteve duhen shtuar dhe prononcimet e një pseudoanalisti tjetër si Nexhmedin Spahiu, kur ka thënë se Kosova tashmë është shtet, ka një flamur dhe domosdoshmërisht do ketë dhe një gjuhë siç e dëshiron “Migjeni and company”. Gjuhëtarët e mirëfilltë i kanë parasysh kërkesat për reformim të gjuhës, por pa e prekur thelbin pa të cilin nuk ka standard. Qëllimet e mbrapshta të migjenistëve që derdhin lotë krokodili për mos futjen e paskajores në standard janë vetëm pretekst për të sulmuar kalanë mbarëshqiptare të ngritur me gurë të gdhendur nga gjuhëtarët e kohës dhe jo se a kanë dhunuar atë siç thonë migjenistët dhe spahinjtë e bandës titiste, të cilët nuk pajtohen me asnjë gjë që është arritur gjatë sistemit monist në Shqipëri dhe si e tillë duhet shkatërruar, duhet goditur, duhet kontestuar!
E gjithë kjo fushatë antistandard që po zhvillohet në Kosovë, ka prapavijë politike që shqiptarët mos të kenë një gjuhë standarde por, një tjetër si të Migjenit, Matoshit, Paçarizit, Spahiut dhe gjithë tajfës së ‘argatëve’ antistandard. Urrejtja e kësaj kategorie ‘intelektualcash’ të cilët po vjellin vrer kundër standardit të gjuhës shqipe është e lexueshme, pasi ajo vjen nga një nxitje dhe një urrejtje antishqiptare e kurdisur në Beograd, por edhe nga megalomania e një bande me ego lokaliste e krahinore me të cilën janë bashkuar shumë ‘intelektualca’ me apo pa vetëdije, të cilët janë duke kurdisur ‘bombë me sahat’ kundër gjuhës dhe standardit të shqipes. Me debate të tilla nuk kemi sesi të mendojmë se duam bashkimin kombëtar me dy gjuhë standarde, me dy flamuj, me dy himne kombëtare, me dy…! Që gjuha standarde shqipe nuk është vetëm përbërje e dialektit toskë është fakt se ajo u formësua si kombinim edhe me të folmet e dialektit gegë, por që mori për bazë shumicën nga gjuha letrare e toskërishtes së lëvruar në dekada nga rilindasit tanë si Naimi, Çajupi, Asdreni, Konica pa e përjashtuar gegërishten.
Si për shembëll foljet dhe shprehjet që përdoren në gjuhën standarde si : pamje, e padurueshme, e papranueshme, e fisme, e kuptueshme, e ligjshme, e fëminisë, e pafundme, zanore dhe qindra e mijëra fjalë si këto rrjedhin nga gegërishtja. Standardi i shqipes u pranua nga inteletualët shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, Mali Zi, nga arbëreshët e Italisë etj.,ku një ndër ta ishte i pranishëm dhe i miratoi vendimet e kongresit të gjuhës shqipe çuditërisht edhe babai (Ramiz Kelmendi) i Migjen Kelmendit, zhurmaxhiut më të çjerrur të standardit. Standardi u pranua nga gjuhtarët dhe intelektualët e kohës si arritja më e madhe e një kombi, ndaj çdo pretendim dashakeq për vendosjen e standardit të gjuhës shqipe ‘sipas vullnetit të Enver Hoxhës’ është shpifje dhe pretekst për të kontestuar një arritje të madhe të një kombi drejt një bashkimi kombëtar sipas maksimës -Një gjuhë, një flamur, një komb!- si amanet i rilindasve tanë! Kundërshtarët e standardi janë vegla qorre të Beogradit, me synim për ta minuar kalanë e madhe të kombit të standardit. Për ta hedhur posht shpifjen e ‘intelektualcëve të kapur nga Beogradi’ mund të konkludojmë se dialekti gjirokastrit i Enver Hoxhës, ka dallime të mëdha me gjuhën standarde dhe se teza e shpifjes serbe për dy gjuhë të ndryshme njëra si si ‘albanski’ në Shqipëri dhe ‘shiftarski’ në Kosovë, po gjen çdo ditë e më shumë dashamirë të kësaj teze përçarëse, antishkencore dhe anikombëtare te banda e titistëve të rinj dhe të vjetër si dhe te smiraxhinjtë e standardit.
Më poshtë do të sjellë disa shembuj të dialektit toskë nga Gjirokastra, Korça dhe Fieri, ku dialektet e këtyre rretheve dallojnë shumë nga standardi sidomos ai korçar, ku përfundimisht ky argumentim përmes fjalës së shkruar në dialektet lokale të toskërishtes i jep dërmën tezës armiqsore të kombit kur thonë se toskërishtja qenkësh standardi i gjuhës shqipe! * * * * * * * * Shqipja në toskërishten e Gjirokastrës! …’Lermë biro,mos më mer mënden, mos rokanis,mos më shkul zorët. E ç’të lipsen se si rronim ne? Pse apo të qeç, se ç’u bëmë ne, nuk j’ua zënë sinë, a mos ju prishmë hundën. Oh, kohë, kohë e shkretë se si u kthie kjo botë përmbis. S’merr vesh i pari të ditin, nuk njiheti madhi nga vogli, u bënë të gjithë si këmbët e dhisë. Ç’na panë e ç’panë sitë, që më mirë të ishim verbuar e shurdhuar se sa arritmë këtë ditë…’ shënoi Musine Kokallari * * * * * * * Rrëfenjë myzeqare! Re Kozi, pështom nipin re, se na ka pjellë belaja! – mu lut muan para një muaji Rrëzhdiu…-Ka frikë na qëntë! -epo çilimi hesapi re Rrëzhdi! Tremben çiliminjt! -Opo ça çilimi thoj ti re!? I kaloi 40 vjeç Qërrimi! Ëëuu!? (E kapa unë përnjiherti qysh ishte meseleja) -Demek beqar Qërrimi re Rrëzhdi? -Eree ee! Po na e kuptove ti? -Po burri që ska njohur grua, trëmbset kot na qëni ere! Po nejset… Njëmë do ti dali frika çunit tamëm ti? –Opo aman re, se po plaket e i shtëpon shurra sa sheh një qën, qyqit! Po mirë, gjeji nuse, ti iki frika re Rrëzhdi! Se gruaja naiherë është më e egërt na qëni!
Rramsi bamsi, i mësova ca hile unë, na ato të vjetrat që më kishte mësuar plaku muan! Thoi çunit, ta qasi nusen si mace erej! Se macja kur ka uri e kur ka ftohtë vjen vetë në prehër! Fërkohet vetë në prehër! Njëmë e di ti, pse bën mjauu macja! Po që ti dali frika tamëm-tamëm, mbylle nusen në një dhomë tërë ditën. Në dhomën tjetër mbyllni qenin. Kur të hapi derën çuni, do e shikojë, kush do e kafshojë sa të dalë na dhoma! Vjen pas një jave Rrëzhdiu. Ça na bëre ti re Kozi! Na more çunin më qafë! E martuam ne. Siç na the ti.. Tre ditë nusja dac, shalë hapur.. Qërrimi hiç! Po hidhu ti re laço– I thashë ditën e tretë. Ça pret!? -Ee re plak! ajo dac po ka tre ditë që nuk bën mjau qysh më the ti muan! ….. E mbyllëm siç the ti nusen. Tërë ditën në dhomë. Në dhomën tjetër Balikun, Në akshem, hapi derën e Balikut çuni.. Hiç Baliku! Opo si nuse rrinte! Sa hapi derën e Qërrimes , tju çuar ajo, o nënee o nënee!
Njëmë i doli frika na qëntë, po ju fut frika na gratë çunit! Kemi tre ditë që se gjejmë dot Qërrimin re Kozi! Pardje e kishin parë në Ballsh, ndiqte qëntë e Mallakastrës me vrap! ….. –Po ju kë i gjetët nuse Qërrimit re? Po atë, Qërrimenë na fshati ngjitur re Kozi.. .. Atë që ndiqte pesjonista na mbrapa… -Po njimë, mo u mërzit re Rrëzhdi! Se qysh vajti qo punë, o do mbetet fshati pa qenër o pa pesjonista! Qërrimi të jetë mirë! (E huazuar) * * * * * * * * Mesele pe Korçe! Taqka i Lenkës, ose siç e quanin doçëria Taqkë Cingaridhka, i kërkoi të gjyshes, Olimbisë, që në mëhallë njihej si Maqovica ndihmë për të veshur gurkashkën. Maqovica, që sapo kishte marë shpirton në dorë për të ndezur fufuçkën, fshiu duart në mësallë dhe rrëmbeu griben t’i ujdiste leshkat që i kishte tëmsh. – Nuk shkohet në shkollë si i handakosur, – i tha. -Po lemë me rehat se do mbodhisem, – u qurravit Cingaridhka. – E dembelhanë, prit se dukesh si lugat i fandaksur. E mbushe kallamarin me mellan? Po molidhen e vure në çantë? – I vura të gjitha — rezervën, rigën, perigjelin. – Po kanonkën? Do të të duhet për të hequr perithorin. Se pastaj s’di ku ti fillosh galavizhdat. – Të thashë rigën, kanonkën, rulemanin. Mos u bëj humbamenkë fare. – Të rashë kokës që të të çuknavit mirë, – u hakërrye Maqovica. — I ke bërë mathimat apo do të të zënë gafil edhe sot? Se ngelesh përpara klasës si torobell pastaj dhe të shtijen ata xerxevulët me tebeshir.
Të ngulin edhe ndonjë pineskë tjetër nga prapa. – Unë s’jam humbameno, de. Atë gallofin që më shturi me tebeshir e bëra terbjet vetë. I kërcyen sytë si bumbrekë. – Edhe vish shoshonkat se është llapavec jashtë. Do marrësh ndonjë plevit që të çuditesh. – Shoshonkat nuk i vesh se dukem si dudum. Këpuckës sapo ia sheshova një peronë që më vriste gishtin. – Epo dil me lepitka e me benevrekë atëherë. – Jo po si ti që gajase dynjanë duke gjezdisur me penuar dhe fëshfëshe në mes të dimrit. – Pika që s’të bije. Unë më mirë dal gollomesh se të ve fëshfëshkën. – liii, – ia bëri Cingaridhka që mënd u mek kur iu pataks e gjyshja gollomesh në mendje. – Lëviz, tani. Mos më rri si gur pe shtufi. – Prit se s’kam marrë patumkat. Kemi fiskulturë në palestër sot. – Ja ku i ke gjurmashkat. Po bollkat e fiskulturës ku i ke? – Varur në kremastar. – Ua, bollkat në kremastar, si të jenë dolloma. More ndonjë gjë për të ngrënë në pushim, apo do mbllaçitësh mastikë tërë ditën? – Do ble hallvëkoskë me. – Bli ushqim pe tamami, mos m’i harxho paratë për fuga dhe ashikë, hallvëkoska dhe pisuska akulloreje se je tharë si cironkë dhe je bërë si pe pe rotke më dyzaj. Si të thonë kot cingaridhe.
Taqkë Cingaridhja u kujtua që s’kishte futur në çantë as fugën vëndkë pëndkë, as onomain patik. Po pastaj e la atë muhabet se atë ditë kishte dëborë dhe e kishin lënë të shkonin te kolovajzja e madhe në Shëndëllia. Hekurushkat i kishte me vete. – E mos shko të shkasësh andej nga kukumalja se thyen ndonjë gollganë, – ia bleu mendjen Maqovica. – Jo po do luaj si çupkat me posta biz dhe me ngrika-shkrika, – i tha të gjyshes. — Shiko të na bësh ndonjë lakror ti, atë bëj. – Ja gati pecin, si t’i duash petët, të holla, me kulaçka. – Ose na bëj ndonjë petanik me fasule. – Mos do edhe kërnacka me ndonjë çiçkë raki? – Jo se rakia e babit është shollomotkë. – Prandaj e doje trebishonin ti, të hapje shishkën e rakisë? – Epo s’është shishkë pe birre që ta hap me bishtin e furkulicës. – Pika ty, di ti malukat nga rakia. Ti je si ligavec gollash. S’ke ndërruar akoma pizhamatë. – Po çfarë do ti me, të bëhem si kade pe vere që të më thërrasin gollozdrum? – Ah po ti i mer të gjitha llafet jangllësh. Vetëm yt atë të bën terbjet. – Po sikur të na bësh ndonjë paçe pe kormine? Na zuri barku lakër armë gjithë muajin.
Ose na tiganis ato mëlçiçkat që blemë dje në Gjela Italani. – Ikë tani se të mora okllainë. Na bëre me dhimbje koke. – Po mer me ndonjë apkë. Ose pi ca ujë me limua. – Ja sa të mbaroj kortinkat se kam për t’iu bërë azhuret, do pastroj ca pezhishkat, t’i mbledh ne farashkë e ti çoj në ashefkë. Pastaj do mbulohem me levenxkë të ngrohem ca se u plevitosa. Mos m’u mbështet mbi priftul se e theve. – Epo ku është lugashka të mbath këpucët? – Ikë tani xerxevul se na rokanise kokën. Kur të mbarosh ktheu në shtëpi, mos m’u mbodhis rrugëve. Se atë bëni ti, argalisesh me mangot nëpër ulica. – Se mos ke punë tjetër ti, si ngjelkë i merr të gjithë nëpër gojë. Plaka i vuri reskën portës dhe ku kthye në kuzhinë të bënte pak mëmëligje për mëngjes. Do ta hante me ca peksimadhe që i kish mbetur që prëmë. S’kishte këllqe për t’u marrë me atë djalë. Pastaj u kujtua që djali kishte ditëlindjen dhe filloi të vrasë mendjen ti bënte ndonjë ëmbëlsirë. Kishte kohë që s’ishte bërë mukaet të gatuante ndonjë trishkë. Djalka kishte qef karidhaton, po nuk ia kishte ngenë. Le që atë e kishte bërë në kollozhek, para gjashtë muajsh. E mbante mend mirë se e kishin ngrënë me imonik, pasi kishin pasur edhe një sallatë të mirë me domate sërëke. Po afronte viti i ri dhe duhej blerë edhe ndonjë miskë… (E huazuar)