50 oficerë të vendeve të NATO-s do të vendosen në kazermën e Kumanovës

Ka filluar renovimi i njërit prej objekteve të kazermës së Kumanovës “Boro Menkov”, kun ë 6 vitet e ardhshme do të vendoset Komanda e Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG).
Kjo është një nga iniciativat më të fuqishme rajonale, ku në 6 vitet e ardhshme do të vendosen rreth 50 oficerë të vendeve anëtare të inicativës, që njëkohësisht janë edhe vende anëtare të NATO-s.
SEEBRIG është projekti më i rëndësishëm dhe më kompleks në Iniciativën për bashkëpunim në Evropën Juglindore në sferën e mbrojtjes. Brigada është formuar në vitin 1999, pas nënshkrimit paraprak të ministrave të mbrojtjes së Maqedonisë, Greqisë, Turqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Kjo brigadë do të qëndrojë në kazermën e Kumanovës nga shtatori i këtij viti e do të qëndrojë në 6 vitet e ardhshme. Pastaj kazerma do të shfrytëzohet nga ARM. Objekti duhet të sigurojë kushte hapësinore sipas standardevetë reja, zyra për punë dhe hapësira moderne për ushqim.
“Këtë vit, kur jemi anëtarësuar në NATO, jemi edhe nikoqirë të kësaj nisme të rëndësishme rajonale dhe presim që të gjitha përgatitjet për komandën të përfundojnë që në muajin qershor, që të mundemi ta zyrtarizojmë fillimin e mandatit tonë si nikoqirë të brigadës së Evropës Juglindore”, deklaroi ministrja Radmilla Shekerinska, e cila prezantoi në fillimin e punimeve për renovim.