5 vjet burg për ish gjyqtarin e Gjykatës Administrative

Ish gjykatësi i Gjykatës Administrative, M.Sh. është dënuar sot me 5 vjet burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, përcjell TV21. Gjyqtari, më parë si avokat, për një të afërmi kishte nisur procedurën e denacionalizimit të një prone afërsisht prej 2000 metra katrorë, respektivisht të një plazhi në Strugë, për çka është paguar dëmshpërblim, ndërsa ndërkohë është bërë gjyqtar administrativ dhe ka marrë lëndën ekzakte pas një padie nga të afërmit, të cilëve ua ktheu pronën në kundërshtim të ligjit.