Në një aksident trafiku mes veturave në rrugën e vjetër Kumanovë-Shkup, më saktësisht tek fshati Ljubodrag i Kumanovës, janë lënduar rëndë 5 persona.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ngjarja e këtillë ka ndodhur dje rreth orës 11:00, kurse me këtë rast janë aksidentuar dy vetura, njëra e tipit “Audi” e drejtuar nga M.A. 47 vjec nga Ljubodragu dhe tjetra veturë e tipit “Shkoda” e drejtuar nga shoferi 51 vjeç nga Kumanova, me inicialet B.S.
Sipas Sektorit të Brendshëm Kumanovë, nga aksidenti i rëndë, u lënduan shoferi i veturës “Shkoda”, pastaj bashkëudhtarët T.R. (49) nga fshati Çerkez i Kumanovës, shoferi i veturës “Audi” dhe bashkëudhëtarja O.C. (45) poashtu nga Kumanova.
Gjatë ekspertizës së ekipit të Sektorit të Brendshëm të Kumanovës, është konstatuar se shoferi i veturës “Audi”, nuk ka patur patent shoferi gjatë drejtimit të automjetit.
Maqedoni 5 persona u lënduan rëndë në aksident afër Kumanovës, njëri shofer s’kishte...





