Çifti i famshëm shqiptar, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, kanë ndarë me fansat së fundmi se janë në përgatitje të një filmi të ri.
Dyshja e njohur e showbizit njoftuan se janë duke punuar në një film të ri të përbashkët, në një komedi romantike.
Siç thuhet më tej, ky film do të ketë premierën në dhjetor të këtij viti.
Njoftimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):
“Ej, Miq!
Një ngjarje e bukur për ne nis tani.
Një rrugëtim i ri, plot aventura, intriga dhe emocione të forta.
Më në fund po ndajmë me ju projektin e ëndërruar për të cilin kemi punuar prej kohësh.
Teksa jemi në pragun e chak-ut të filmit tonë të parë, një komedi romantike e titulluar – “5 herë jo”, duam t’ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj ëndrre! Me miq gjërat e bukura bëhen realitet… le të ndajmë emocionet e të qeshim nga thellësia e shpirtit.
Në këtë projekt tonin, jemi mirënjohës për skuadrën fantastike, mbështetëse dhe krijuese me të cilën po punojmë.
Me një staf aktorësh nga më të dashurit për ju, që humorin e kanë në gen, do të sjellim një film-komedi me situata dhe të qeshura pafund.
Ndiqni @5herejo për t’u bërë pjesë e kësaj ëndrre, e këtij rrugëtimi të bukur artistik! Ti dhe ju bëhemi Ne!”.